Largohet edhe kamioni i fundit që qëndroi mbi dy javë si barrikadë në Rudar

Në Rudare në veri të Republikës së Kosovës është larguar edhe kamioni i fundit që ishte vendosur si barrikadë.

Në fotografitë e dërguara nga gazetari i T7 që gjendet në veri të vendit, Çlirimtar Morina, shihet momenti kur nga rruga largohet edhe kamioni i fundit që kishte qëndruar për më shumë se dy javë në barrikadë.

Barrikada sot gjatë ditës është larguar edhe në anën e Serbisë dhe ka rezultuar me rikthimin në punë të pikës kufitare në Merdare.

321913208_1247342192488257_5055533981354402028_n.jpg
322605797_1802515600135227_1114213038631074653_n.jpg
321898629_957538465652087_3011641801303643878_n.jpg
Go to TOP