Vendimi për heqjen e barrikadave mirëpritet nga KFOR-i

Misioni i KFOR-it ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

“Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të qetë dhe të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku. Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Kujtojmë se vendimi për barrikadat është marrë mbrëmë pas takimit që kishte presidenti serb, Aleksadar Vuçiq me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

Go to TOP