Abdixhiku takohet me shefin e OSBE-së, ja çka u diskutua
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport.
Në njoftim thuhet se në këtë takim është diskutuar për çështjet aktuale në vend, situatën e krijuar në veri dhe për dialogun.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet aktuale në vend, situatën e krijuar në veri si dhe procesin e dialogut. Kryetari Abdixhiku falënderoi shefin e misionit të OSBE-së, Davenport për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës në proceset zhvillimore e demokratizuese”, thuhet në postimin e LDK-së.
