Kritikohet presidentja pas paraqitjes së saj me rroba ushtarake
Opinionisti Halil Matoshi, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani pas paraqitjes së saj me rroba ushtarake në adresimin e saj vjetor në FSK.
Matoshi ka thënë se është e tmerrshme kjo dhe se lufta në Kosovë është kryer me 1999.
Ai thotë se shfaqja me retorike luftarake në paqe dëshmon “karaktere të vështira e të paqëndrueshme”
“Vjosa Osmani e veshun me uniformë taktike rë FSK-së, u tha ushtarëve në Istog “rrini gati” kurse Aleksandar Vučić u tha serbëve kosovarë “të negociojmë para së të shkojmë në luftë”.”, ka shkruar Matoshi.
Shkrimi i plotë i tij:
Bizare!
Lufta për Kosovën âsht kry mē 1999 me kapitulimin e Serbisë nga NATO.
Shfaqja me retorikë luftarake në paqe dëshmon karaktere të vështira e të paqëndrueshme.
Vjosa Osmani e veshun me uniformë taktike rë FSK-së, u tha ushtarëve në Istog “rrini gati” kurse Aleksandar Vučić u tha serbëve kosovarë “të negociojmë para së të shkojmë në luftë”.
Shije bizare lë sfondi militarist (kamuflazh) i njâjtë i dy liderëve ballkanikë që synojnë integrimin në BE.
Dytë u drejtohen popujve të tyne nga kazermat ushtarake, për konsum të brendshëm porse veriu i Kosovës ka marrë nji zgjidhje ushtarake pra më 1999 e tash duhet nji zgjidhje politike dhe demokratike.
Luftë në nji zonë të kontrollit të NATO-s nuk mundet me pasë!
