Nazarko thotë se shteti i Kosovës nuk ka kontroll në veri

Analisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko thotë se Kosova nuk ka kontroll e as institucione në veri të vendit.

Në një lidhje direkte në “Info Nata” në Tëvë 1, ai dha edhe një supozim, teksa potencoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti po zgjedh skenarin e negocimit të shpejt që të arrihet një marrëveshje në mars.
“Praktikisht në veri shteti i Kosovës nuk ka kontroll, nuk ka institucione…po supozoj që Kurti po zgjedh skenarin e negocimit të shpejt, që të arrihet marsi i 2023, sic ka qenë një pretendim i tij. Nëse ka zgjedhur këtë rrugë…ky do të ishte një zhvillim pozitiv”, tha ai.

Tutje ai shtoi se duhet të arrihet paqe totale me Serbinë.

Go to TOP