Serbia e kishte kusht lirimin e Dejan Pantiq, a do të hiqen tash barrikadat?
Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq eshtë arrestuar me 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se Pantiq kishte organizuar sulmin terrorist në zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtaret policore.
Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg al gjate gjithe kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritin mbi 10 te barrikada atje. Perkunder tensione që shkaktol, Pantigit sot ju zbutë masa e sigurisë duke u lene në arrest shtëpiak.
Për kete vendim kryeministri Kurti eshte shprehur i interesuar te di se kush eshte ai prokuror qe kerkon arrest shtëpiak për ish-policin e dyshuar për terrorizem dhe kush eshte ai gjyqtar që e aprovon kete.
Si pasoje e vendosjes så bamikadave në veri, u vështirësua levizja e lirë dhe puna e policisë, gjithashtu KFOR-it iu desh t’i shtonte perforcimet. Pati incidente të shënuara atje, u sulmuan police e gazetare etj. E se fundmi edhe mërgimtareve lu zgjatë rruga, sepse u vendos edhe një barrikade në Merdar, në pjesën serbe.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtines, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për media, zbutjen e masës së sigurisë për Pantigin.
“Ka qenë kërkesë e Prokurorise Speciale që masa e sigurise ri ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar kete ndryshim, tha Gashi.
Ndërkohë, në një konferencë për media kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh kureshtar me vendimin e gjykates per Pantigin
“Mirepo kur kemi akuze per terrorizem te dergohesh ne arrest shtepiak, une jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili eshte ai prokuror qe kerkon arrest shtepiak e cili eshte ai gjyqtar i procedures paraprake qe e aproven, ka thene Kurti para gazetareve.
Ministri Brendshem, Xhelal Sveçla, nuk e përjashtonte mundësinë që në bashkëpunim me KFOR-in, Pantiq te sillej ne institucionet Jemi duke pritur pergigien perfundimtare të KFOR-it për kanë çështje, por nuk përjashtohet asnjë mundësi për sjelljet e ish polic, Dejan Pantiq-it, ne
institucione adekuate”, deklaroi Sveçla dite me pare
Ndërkohë, në një konferencë për media kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh kureshtar me vendimin e gjykatës për Pantiqin.
“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.., unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është ai gjyqtar i procedures paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk e përjashtonte mundësinë që në bashkëpunim me KFOR-in, Pantiq të sillej në institucionet adekuate të vendit.
“Jemi duke pritur përgjigjen përfundimtare të KFOR-it për këtë çështje, por nuk përjashtohet asnjë mundësi për sjelljen e ish-polici, Dejan Pantiq-it, në institucione adekuate”, deklaroi Sveçla ditë më parë.
Serbët kishin vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave dhe nuk dihet nëse lënia e tij në arrest shtëpiak ua plotëson apetitet për heqjen e barrikadave,
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai deklaroi se koha që ia kanë dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave po shteron shpejt.
Ndërkohë, pala serbe vazhdon të jetë e tensionuar si dhe është në pritje të përgjigjes së KFOR-it për vendosjen e trupave serbë në Kosovë.
