Prishtina ndalon përdorimin e fishekzjarreve në hapësira publike, nuk pajtohen shitësit

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të mos e lejojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike – tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa vlen për periudhën prej 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023, njofton Klan Kosova.

Derisa shitja e fishekzjarrëve ka filluar që nga e hëna në kryeqytet, shitësve të tyre nuk iu pëlqeu vendimi. Disa nga ta i thanë Klan Kosovës prapa kamerës se kjo do të ndikojë në uljen e fitimit, pasi që pikërisht në këto ditë ka më së shumti blerje.

Megjithatë vendimin e mirëpresin disa qytetarë të intervistuar nga televizioni.

Ndërkohë, përpos në kryeqytet vendime të ngjashme u morën edhe në Gjilan, Podujevë, Shtime, Klinë e Pejë.

Go to TOP