Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Kuçicë të Skenderajt
Sot është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Lajmin për transmetuesin publik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka njoftuar se personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe se nuk dihen shkaqet e vdekjes.
“Sot është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.
Ai ka bërë të ditur Forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
