Hoti thotë se ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj sulmit të së hënës ndaj ekipit televiziv të Klan Kosovës në veri.

Këtë sulm, Hoti e ka quajtur si të papranueshëm.

”Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme. Ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje. Mirënjohje ndaj gazetarëve që po raportojnë nga vendi i ngjarjes”, ka shkruar Hoti.

Gazetarët janë sulmuar vazhdimisht këto ditë në Veriun e Kosovës. 

Go to TOP