Takimi për barrikadat në Veri, Kurti pret Komandantin e KFOR -it

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Kurti, pas tensioneve të krijuara në Veri si pasojë e vendosjes së barrikadave nga qytetarët serbë atje.

Takimi në Qeveri ka nisur më shumë se 20 minuta më parë.
Aty është parë duke hyrë zëvendësministri Besnik Bislimi.
Kujtojmë që një takim të tillë Kurti e paralajmëroi të shtunën.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”, tha Kurti në konferencën e së shtunës.

Go to TOP