Një person kafshohet nga qeni në Fushë Kosovë, pronari shoqërohet në polici
Një person është kafshuar nga një qen të shtunën, rreth orës 15 në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, pronari i qenit është shoqëruar në stacionin e policisë, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qen, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
