Postoi në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet vushtrriasi
Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Reznik të Vushtrrisë.
Kjo pasi që, i njëjti kishte postuar në rrjetet sociale ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Policia bënë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
