Aksionari i FC Prishtinës: Pasojat e neglizhencës së FFK-së do t’i bartin klubet pas moslicencimit
Njëri nga aksionarët më të mëdhenj te FC Prishtina, Remzi Ejupi dhe njëri nga iniciatorët që Kosova të bëhej me ligj të sponsorizimit në sport, ka folur pasi Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, nuk e ka licensuar akoma Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak se kjo e fundit nuk ka plotësuar kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe specifike të parapara me Udhëzim Administrativ.
Ejupi në një intervistë të T7, ka thënë se FFK-së ju kishte tërhequr vërejtja që nga muaji korri që këto kritere të plotësohen, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë paralajmërim, transmeton Zeri.info.
“Mendoj se gjitha klubet duhet të ndihmojmë Federatën që ta tejkalojmë këtë problem, sepse Ministria me sa di unë ia ka tërhequr vërejtjen Federatës që nga muaji korrik që kriteret duhet të plotësohen për licencim dhe si duket ato kritere nuk janë marrë seriozisht nga Federata dhe pasojat do t’i bartin klubet”, ka thënë Ejupi.
Ejupi ka përmendur edhe angazhimin që kishte në vitin 2016 që Kosova të bëhej me ligjin për sponsorizim, në atë kohë ai bashkë me disa anëtarë të caktuar nga MKRS-ja, kishin kryer një vizitë studimore në Gjermani për të përgatitur ligjin për sponsorizim edhe në Kosovës duke marrë shembull shtetin gjerman.
Ai vazhdoi tutje duke kritikuar FFK-në e cila sipas tij, mbështet në mënyrë selektive klubet.https://zeri.info/inarticle.html
“Kam qenë i angazhuar edhe më herët, ka mënyrë selektive të mbështetjes së klubeve, kryetari i rajonit asnjëherë nuk na ka vozitu. Ka mënyrë selektive”.
“Klubet kanë investuar shumë, mënyra e ndarjes së mjeteve financiare që u takojnë klubeve dhe vinë nga FIFA dhe UEFA, ndahen në mënyrë jo të drejt dhe selektive, prandaj klubet janë në gjendje të mjerueshme, nëse shohim sa kanë kontribuar tani nuk jemi askund”, tha ai.
Ejupi kërkoi nga FFK-ja që të merr masa urgjente dhe të licencohet, pasi siç tha, është punuar me vite që Kosova të behej me ligjin për sponsorisim në sport.
“Kemi potencial shumë të madh, por mendoj që klubet duhet të vetdiesohen dhe të jenë të qartë se çka donë. FFK-ja duhet të marrë urgjent masa dhe të bëhet ky ndryshim, sepse është bërë punë e madhe që ta kishim këtë ligjin për sponsorisim”, tha Ejupi..
