Sulmohet nga një qen pitbull,10-vjeçari që doli për të kënduar në rrugë

Këngët e Krishtlindjeve janë kthyer në makth për një djalë 10-vjeçar në zonën e Patras ne Greqi.

I mituri u sulmua nga një qen pittbull teksa kishte dalë herët në mëngjes për të kënduar këngët tradicionale me rastin e Krishtlindjeve.

Vogëlushi ka hapur derën e një shtëpie në zonë me qëllim që t’u bie ziles për t’u kënduar këngë pronarëve por nuk pati kohë ta bënte pasi u sulmua nga qeni që ndodhej në oborr.

Mediat greke bëjnë me dije se 10-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë dhe babai i tij e ka dërguar në spitalin e Karamandanit për ndihmën e parë.

Go to TOP