Haxhiu për rastin në spitalin e Pejës: Mizor, krim shumë i rëndë
Rast mizor dhe i paprecedent, krim shumë i rëndë, është cilësuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rasti në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe me çarçafë.
Ministrja Haxhiu ka thënë se për këtë rast personat përgjegjës duhet të marrin dënimin e merituar dhe jo vetëm suspendim apo largimi nga puna.
“Rasti në Pejë është rast jashtëzakonisht i rëndë. Tashmë Policia dhe Prokuroria janë duke u marr me këtë çështje, është një rast mizorë i pa precedent shumë krim i rënd. Unë jam e bindur që institucionet do ta kryejnë punën e tyre sikurse jo vetëm ndaj personave që e kanë bërë atë krim të rëndë por edhe ndaj personave përgjegjës në gjinekologji pra në Spitalin e Pejës. Tashmë ka pasur disa suspendime por nuk mjafton vetëm suspendimi apo largimi nga vendet e tyre të punës sepse njerëzit që si kryejnë detyrat apo që janë bashkëpunëtorë në krim nuk kanë vend në institucione . Me ata duhet të merret edhe Policia edhe Prokuroria, pra ata duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Haxhiu për Indeksonline.
Prej bërjes publike në media të rastit në Spitalin e Pejës, ka ndodhur një zinxhir shkarkimesh.
Rasi kishte ndodhur para më shumë se një jave, ndërsa institucionet nuk kishin njoftuar asgjë, deri kur u zbulua në media.
