Merr flakë një kablo elektrike në veri të Mitrovicës

Rreth orës 21:30, në veri të Mitrovicës, një kablo elektrike ka marrë flakë.

Siç raporton Kossev, kjo pjesë e qytetit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Njësitet e distribuimit të energjisë elektrike kanë dalë në vendngjarje.

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin pa pasoja./Gazetaexpress

Go to TOP