‘Protesta e PSD-së kundër Speciales ka për qëllim ta sfidojë pushtetin e VV-së’

Analisti Astrit Gashi, mendon se protesta kundër Gjykatës Speciale e thirrur nga Partia Socialdemokrate për të shtunën e 24 dhjetorit, ka për qëllim ta sfidojë pushtetin dhe për ta matur se ku qëndron partia në pushtet.

“Mendoj që qysh e ke mendu ti me e bo ma shumë se me e ndrru ligjin e ki me e sfidu Qeverinë e tashme, qëllimin e protestës e ki me sfidu pushtetin, me e pa ku qëndron Lëvizja Vetëvendosje”, i ka thënë Gashi Dardan Molliqajt në Debat Plus.
Gashi ka shtuar se Specialja nuk ka ardhur me vullnetin e Kosovës por me një kërkesë politike ndërkombëtare.

“Kosova me ndiku në ndryshim të ligjit, pasi që kjo Gjykatë Speciale as nuk ka ardh me vullnetin e Kosovës, as nuk e ka paraparë Kosova me e bo, njëkohësisht as njerëzit që e kanë votu nuk e kanë votu me vullnetin e tyre. Pra, sa për Kosovë nuk ish bo një Gjykatë e tillë kurrë, ka ardh me një kërkesë politike ndërkombëtare, që kjo kërkesë i ka hartu të gjitha dhe Kuvendi i Kosovës veç i ka votu”, ka thënë Gashi.

Go to TOP