Tayna sot feston ditëlindjen, shfaqet me rroba banje në dëborë (FOTO)
Rep artistja e famshme shqiptare Tayna, feston sot ditëlindjen dhe ka mbushur plot 26 vjet.
E me rastin e ditëlindjen, ylli i hitit “Teket” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi goxha provokuese, ku është shfaqur e veshur me bikine dhe një pallto të gjatë, ndërsa ka pozuar mbi një karrocë me kuaj në një mjedis plot me dëborë.
“Niva që kish m’u bo nxehtë nesër “, ka shkruar ajo karshi fotografive dhe siç duket nesër do ta publikojë këngën e re të titulluar –“Anakonda”.
Madje, lartë e poshtë është përfolur se kënga do të jetë në duet me këngëtarin Kidda.
Urime ditëlindjen Tayna!


