Policia sekuestron një granatë dore dhe një thikë në Prishtinë
Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar:
– një granatë dore dhe
– një armë e ftohtë -thikë.
Pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar:
A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje.
