Gjendet 13-vjeçari i cili u raportua si i zhdukur të enjten
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjendur 13- vjeçari, i cili ishte i raportuar si i zhdukur nga familja e tij, me datën 8 dhjetor, pra të enjten.
“Me date 13.12.2022 rreth orës 18:00 , pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, fale bashkëpunimit te qytetareve policia ka marr disa informata rreth vend ndodhjes se viktimës se lartcekur, i cili ka qene i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve. Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Juge, të cilët kane dakë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22 .”, thuhet në njoftim.
Fëmija pasi është gjendur është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, në prezencë të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij.
PK-ja ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar që të gjendet fëmija.


