Nesër krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Zyra e presidencës së Republikës së Kosovëspërmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga krerët e shtetit.
Tutje në njoftim thuhet se pas ceremonisë së nënshkrimit Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media./Kosova.info

“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media.”

Go to TOP