Dy meshkuj ofenduan e kërcënuan dy femra, Policia arreston njërin prej tyre
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy viktima femra kosovare kanë raportuar se janë ofenduar dhe kërcënuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Nga PK-ja shtohet se të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Sa i përket të dyshuarit tjetër, ai është liruar.
Prishtinë 12.12.2022 – 09:56. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë ofenduar dhe kërcënuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar.
