Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Ngjarjet kryesore për datën 13 dhjetor 2022

Lansohet kampanja “A mund të më shpëtojë teknologjia, a mund të më dëmtojë teknologjia”. Marrin pjesë Zv. Kryeministrja Emilia Rexhepi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë). 09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) 09:30

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) 10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N225) 10:0

Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) 10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) 10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) 11:00

Federata e Notit e Kosovës (FNK) organizon konferencë të jashtëzakonshme për medie, me qëllim të informimit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn të Australisë nga një notar. (Zyrat e FNK-së, Shtëpia e Sportit, Prishtinë) 12:00

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 13:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Çfarë mundësish ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – Ku duhen bërë ndërhyrjet e menjëhershme?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) 17:00

Go to TOP