Tri raste të dhunës ndaj grave në Prizren, vetëm gjatë të shtunës
Në Prizren janë raportuar tri raste të ndryshme për dhunë ndaj grave, vetëm gjatë ditës së shtunë.
Në rastin e parë, rreth orës 9 të mëngjesit, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Pasdite, një burrë është arrestuar, pasi që nën ndikim të alkoolit, ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën, sipas raportit 24-orësh të policisë.
Ndërkohë, në mbrëmje, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti, duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani.
