VIDEO/ Shfaqet video nga tuneli: Veghorst tenton ta sulmoj Messin, por u përplas me Agueron
Ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës ka qenë mjaft e tensionuar, plot nervozizëm dhe tension dhe gjithçka është transferuar në tunelin e stadiumit ku kanë vijuar provokimet, transmeton Kosova.info.
Më herët është publikuar një video në të cilën Lionel Messi duke dhënë deklarata për media thotë “Çka po shikon, budalla, vazhdo”. Më vonë u zbulua se i drejtohej holandezit Vout Veghorst, i cili ishte atje.
Më pas u shfaq një video tjetër ku Veghorst është i pari që i drejtohet argjentinasit me dëshirën për një konflikt të ri. Miku dhe kumbari më i mirë i Messit, Sergio Aguero u shfaq aty dhe u përpoq të qetësonte situatën, ashtu si Lautaro Martinez.
I thashë se nuk kishte nevojë të flisja me të, se kokat ishin akoma të nxehta. E gjithë ndeshja ishte plot emocione, më duhej të reagoja dhe të qetësoja pak situaten e krijuar dhe vetën, tha më vonë Aguero, transmeton Kosova.info.
Megjithatë, Veghorst nuk e dëgjoi shumë dhe vazhdoi:
– Nuk mund të më heshtni, ndaloni, tha sulmuesi holandez.
Në fund, Aguero dhe Veghorst shtrënguan duart dhe gjithçka u qetësua.
