Lista Serbe nervozohet me sanksionet ndaj Radojçiqit, shpall “armike” Britaninë

Gjatë ditë së sotme u njoftua se Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar dy kriminelët serbë që operonin në veriun e Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.

Përveç tyre, Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar gjithashtu edhe Slobodan Tesic dhe Vladimir Plahotniuc, të cilët akuzohen për disa vepra të ndryshme penale.
Ndaj kësaj, kanë reaguar nga Lista Serbe, nga ku Mbretëria e Bashkuar është cilësuar si armike e Serbisë.

“Dënojmë ashpër lëvizjet shpifëse të armiqve të njohur të popullit serb duke futur në disa lista të zeza nënkryetarin e listës serbe Milan Radoiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë dhe bartës të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti”, thuhet ndër tjerash në reagimin e kësaj partie.

Pos kësaj, në reagim thuhet edhe se, sipas kësaj partie, nuk ka asnjë listë të ngjyrës zezë, të kuqe apo ndonjë tjetër ngjyrë që mund të zvogëlojë respektin e që ka Radojçiq tek serbët.

“Nuk ka asnjë listë të ngjyrës së zezë, të kuqe apo ndonjë ngjyrë tjetër që mund të zvogëlojë respektin që ka tek serbët në Kosovë, nënkryetari i palës sonë z. Milan Radojiçiq. Për më tepër, këto lëvizje transparente dhe etiketime pa asnjë provë kundër tij, që i bën dobi Albin Kurtit ta paraqesë veriun si pjellë krimi, tregojnë gjithë nervozizmin e atyre që duan të shohin serbët në gjunjë për më shumë se dy dekada, të asimiluar apo të dëbuar nga shtëpitë e tyre”, shtohet në reagimin.

Përndryshe, në komunikatën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se Radojçiq dhe të tjerër kanë mbushur xhepat përmes korrupsionit dhe vjedhjes dhe se të njëjtit minojnë demokracinë.

Go to TOP