Kelmendi për zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës: Qorrsokaku i radhës

Ish-deputeti dhe afaristi, Ramiz Kelmendi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

Kelmendi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të biem në grackën e ngritur nga qeveria serbe.

“Duhet pasur dhe kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore, që mos të bijmë në grackën Politike të ngritur nga Qeveria serbe dhe mbështetësit e saj politik në Kosovë!

– Strukturat organizative janë serbe shumica!

– Personeli organizativ në pikat votuese poashtu janë serb shumica!

– dhe të gjithë të tjerët janë shumica serb!

ku është kurthi politik, nuk do hapen vendvotimet, nuk do dalin te punësuarit per mirëvajtjen e punëve ne regjistrim kontroll, votim, vëzhgim, pra do kemi zgjedhje pa vendvotime aktive, do kemi zgjedhje pa personel”, ka shkruar Kelmendi.

Go to TOP