Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amend Muja ia ka uruar djalit të tij ditëlindjen përmes një postimi në “Facebook”.

Djali i deputetit Muja po feston sot ditëlindjen e shtatë.
Muja për të ia uruar të birit 7 vjetorin ka postuar një fotografi familjare me mbishkrimin “Shtatë 7 vjet për ty, djalë i dashur Darsi❤️”.

Në mesin e shumë urimeve që kishte marrur ishte edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Kjo faqe zyrtare u shfrytëzua për t’ia uruar atij ditëlindjen.

Por, ky nuk është rasti i parë kur faqet zyrtare të Ministrive të udhëhequra nga VV-ja keqpërdoren.

Edhe në tetor të këtij viti, një tjetër skandal ndodhi me faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku u publikua një fotografi e një personi duke nxjerrë gishtin e mesit.

Go to TOP