Sulmoi katër persona, arrestohet një person në Klinë

Një person ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë sulmuar katër persona.

Rasti ka ndodhur dje në Klinë, rreth orës 10:51.
Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Në anën tjetër, i arrestuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Go to TOP