Përfundon autopsia, 35 vjeçarja u qëllua me tre plumba
Ka përfunduar para një ore autopsia e 35 vjeçares, e cila dyshohet se u mbyt të mërkurën mbrëma nga burri i saj.
Kështu ka mësuar “Front Online” nga burime të vetat.
“Po është kryer. Ka marrë tre plumba. Një në kokë dhe dy në gjoks”, theksojnë këtë burime për “Front Online”.
35 vjeçarja ishte shtatzënë. Ajo dyshohet se u vra nga burri i saj para Klinikës së Gjinekologjisë. Kjo ani se tashmë e ndjera kishte pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
I dyshuari nuk është arrestuar akoma nga Policia e Kosovës.
