Deputetja e VV – Bislimit: Jeni tejet i matur, si e bindët BE-në të na liberalizojë vizat?
Në superlativ iu drejtua të dytit të qeverisë.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, fillimisht zv/kryeministrit iu drejtua me lavdatën se “jeni tejet i matur” teksa raportonte në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.
Përveç kësaj, ajo e merr të mirëqenë e për të mirë se “ka ndryshuar” qasja e Kosovës në dialog, por edhe ndaj e vetë institucioneve të BE-së karshi Kosovës.
Krejt kjo, për shkak të qeverisë që udhëhiqet nga partia në të cilën bën pjesë ajo vet.
Ajo kishte një pyetje, që në fakt ishte më shumë konstatim, ndaj Bislimit, për vendimin që u morr nga Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Fjolla Ujkani e merr për të mirëqenë se ishte kjo qeveri ajo që “e bindi” Bashkimin Evropian për liberalizim të vizave.
Por, pyetja e saj, nuk ishte “a e bindët” por “si e bindët” BE-në që të ndërrojë qëndrim.
Kjo pyetje e Ujkanit erdhi pas pohimev të LDK-së se merita për liberalizim të vizave është e të gjitha qeverive, por rikujtuan se ishte Vetëvendosja e cila në vitin 2016 e bllokoi këtë proces, e cila ishte e lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Asokohe, Kosova ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizim të vizave, por për shkak të krizës së krijuar në vend për çështjen e demarkacion që ishte një nga kushtet për liberalizim të vizave, Kosova u hoq nga kjo pako, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia vazhduan tutje.
