Mbështetje për gratë e dhunuara
Sigurimi i shërbimit falas shëndetësor, mbështetja financiare ashtu siç parashihet për veteranët dhe viktimat civile, vlerësohen të jenë jetike për mbijetesën e grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Interesim rreth gjendjes së viktimave dhe qendrës kishte edhe ambasadori britanik, ambasada e të cilit ka mbështetur projektet e kësaj qendre.
E ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, premtoi se me prioritet do të gjendet një zgjidhje rreth shërbimeve shëndetësore që viktimat të mos detyrohen të tregojnë vendimet e tyre së çfarë statusi kanë, për të marr një shërbim shëndetësor pa pagesë. Ajo tha se është koha e fundit e veprimit rreth kësaj çështjeje.
Gjatë një takimi të mbyllur me gratë viktima u diskutua edhe rreth vendimit të komunës së Drenasit për rrënimin e objektit ku aktualisht funksionon kjo qendër.
Përfaqësuesit lokalë të kësaj komune thonë se qendra në të ardhmen parashikohet të ketë kushte më të mira se tani.
Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas përfshin tri komuna, Drenasin, Malishevën dhe Klinën.
