Mitrovicë: Arrestohet një person që tentoi t’i sulmojë lojtarët kundërshtarë në zhveshtore
Të dielën është arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak se kishte tentuar t’i sulmojë lojtarët e ekipit mysafirë gjatë një ndeshje sportive.
I gjithë rasti ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, ku i dyshuari kishte shkuar në dhomën e zhveshjes të lojtarëve kundërshtarë dhe kishte tentuar t’i sulmojë.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar”, thuhet në njoftim.
PK-ja njofton se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
