Profesori i gazetarisë komenton marrëveshjen për targat me një gjuhë jo të përshtatshme

Milazim Krasniqi, profesor në departamentin e Gazetarisë në UP, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Krasniqi ka komentuar deklaratat për fitore të kampit të VV-së.
Sipas tij, nuk flitet për fitore. Madje, ai ka përdorur një fjalë popullore jo të përshtatshme për një profesor, që sipas tij tregon më së miri situatën aktuale rreth proklamimit për fitore.

“Mirë e ka deputetja, “fituam.” Vërtet fituam atë që popullorçe i thuhet “t’trashtë e surles”, shkroi ndër të tjera Krasniqi.

Go to TOP