‘Shumë ua ka qejfi të na e shohin Qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë’, reagim i fortë nga VV-ja

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar situatën politike.

Mihali shkroi se shumë ua ka qejfi ta shohin Qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë së Vuçiqit.
Tutje, një nga njerëzit më të fuqishëm në VV theksoi se po ashtu, duan që Qeveria Kurti të jetë e izoluar.

Postimi i saj

“Shumë ua ka qejfi të na e shohin qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë së Vuçiçit. Po ashtu shumë ua ka qejfi ta shohin qeverinë të izoluar e vetmuar nga aleatët perëndimorë.

Po nuk po ndodh as e para as e dyta.

Çka me i quajt këta? Patriotë me gjasë.

Pikërisht këto ‘qejfe’ në mes të situatës më të rëndë gjeopolitike në Evropë, në mes të luftës e krizave.

Go to TOP