E jashtëzakonshme/ Kosova merr pjesë në forumin e madh në Tel Aviv
Zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se kanë marrë pjesë në ‘Konferencën e Dytë të Forumit Rajonal të Ekspertëve në Fushën e Diabetit dhe Obezitetit’.
‘Bashkimi i botës akademike me vendimmarrësit nga qeveritë për të zhvilluar programe afatgjata që reduktojnë amputimet, verbërimin, sëmundjet renale të fazave të fundit, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekshmërinë, ka qenë qëllimi kryesor i Konferencës së Dytë të Forumit Rajonal të Ekspertëve në Fushën e Diabetit dhe Obezitetit, të mbajtur nga 20-22 nëntor 2022 në Tel Aviv të Izraelit’, ka shkruar ai.
Hoti thotë se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për ekipin tonë nga Kosova pjesëmarrja në këtë forum me emrat më të njohur të sëmundjeve interne/diabetologjisë nga vendet respective.


