‘E keni dëmtu Kosovën më shumë se Serbia’, Sherifi përfshihet në polemikën GUXO-Skënder Hyseni
Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, është përfshirë në polemikën e ashpër mes ish-anëtarëve të LDK-së, tani GUXO, me Skënder Hysenin pas një deklaratë të këtij të fundit për presidenten Vjosa Osmani.
Sherifi ka thënë se është qasje e gabuar të vendoset shenja e barazimit në mes të politikanëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, megjithatë thotë se është hipokrizi të bëhet reagim ndryshme kur i njëjti diskurs përdoret nga dikush tjetër.
Kur e ka thënë këtë, Sherifi ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe pushtetin aktual, si shfrytëzues të një diskursi të tillë gjatë kohës sa kishin qenë në opozitë.
“Nuk ka dyshim që është qasje e gabuar vendosja shenjës së barazimit në mes politikanëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë nga kushdo qoftë. Mirëpo nëse për të njejtin diskurs publik për njërin zbrazen arsenale të tëra me kritika ndërsa kur është në pyetje tjetri ose heshtet ose e duartrokitet, nuk është asgjë tjetër pos hipokrizi!Këtë diskurs publik e kanë filluar pushtetarët e sotëm me oborrtarët e tyre kur ishin në opozitë dhe vazhdojnë ta përdorin edhe sot që janë në pushtet sa herë përballen me kritika nga opozita e sotme!”, ka thënë Sherifi.
Sherifi ka përmendur dy akuza që thotë se janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Për fund, po sjell vetëm dy nga shumë akuza të tilla që pushtetarët e sotëm me oborrtarët e tyre janë shërbyer ndër vite dhe vazhdojnë të shërbehen edhe sot për të diskualifikuar kundërshtarët politik: “Këta për 20 vjet e kanë dëmtu Kosovën më shumë se Serbia”, ose, “Kurgjo ska ba Serbia çka kanë ba këta për 20 vjet” etj!”, ka shkruar Sherifi.
Ndaj deklarimeve të Skënder Hysenit për presidenten Osmani ka reaguar mbrëmë ashpër shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla,

