Kurti thotë se janë të angazhuar të gjejnë zgjidhje për targat në 36 orët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot para mediave se të gjitha palët janë të angazhuara që në 36 orët e mbetura të arrijnë një marrëveshje për targat.
Ai ka thënë se nuk dëshiron as ta mendojë mundësinë e mosarritjes së zgjidhjes për këtë çështje.
Këto deklarata, Kurti i ka bërë pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, që u mbajt sot në Prizren.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendimin për dhënien e gjobave për targat ilegale.

Go to TOP