Arabia Saudite ia prish një statistikë interesante Argjentinës

Arabia Saudite, pas fitores së sotme, ia ka prishur një statistikë interesante Argjentinës.
Bardhekaltrit nuk pësonin dy gola në një ndeshje hapëse të Kampionatit Botëror, që prej vitit 1974.
Messi me shokë sot u tronditën me një humbje 1-2 nga një skuadër e cila nuk premtonte futboll cilësor, të paktën jo para ndeshjes.

Mbetet të shihet nëse kjo disfatë do të pasohet me një këndellje të përgjithshme të kombëtares për ta vijuar garën për Kupën e Botës.

Go to TOP