Deputeti i VV-së: Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pendrek e revole, Albini nuk kish lëshu pe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka ngritur në qiell shefin e tij, Albin Kurtin, pas refuzimit të kërkesës që ia bëri Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për targat.
Abrashi, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se edhe po të ishin të pajisur me revole e pendrek Borrell dhe Vuçiq, Kurti nuk do të lëshonte pe.
“Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s’kanë pasë”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

Kryeministri Kurti ka vendosur që ta shtyjë vendimin për gjobitje të pronarëve të veturave me targa ilegale për 48-orë, me kërkesë të SHBA-së.

Go to TOP