Deputeti i LDK-së i shpreh ‘respekt të skajshëm’ Konjufcës
Kuvendi i Kosovës sot është duke e shqyrtuar Projektbuxhetin për vitin 2023.
Gjatë debatit që po zhvillohet për këtë çështje, deputetët nuk po e mbajnë qetësinë në nivelin e duhur.
Zhurma e krijuar nga ta, po e shtynë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, që të kërkoi qetësi.
Derisa deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, prezantonte qëndrimin e partisë së tij për buxhetin, kryeparlamentari ka kërkuar nga qetësi nga deputetët.
“Qetësi ju lutem, se deputeti po flet dhe duhet ta dëgjojmë”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, deputeti i LDK-së e ka falënderuar kryetarin Konjufca për kujdesin.
“Faleminderit i nderuar z. Kryetar, dhe respekt të skajshëm për ju”, ka thënë Mustafa.
