Osmani: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe NATO-n

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është pranë shteteve të perëndimit pas zhvillimeve të fundit në Poloni.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe NATO-n pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”.

“Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Twitter.

Go to TOP