Rashiq: S’ka kushte për zgjedhje në veri, situata në çdo moment mund të eskalojë
Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, po konsideron se nuk ka kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore.
Rashiqi në një deklarim për Syri.net Kosova ka thënë se duhet të merret një vendim politik me anë të secilit nuk do të provokohet më shumë kjo situatë e tensionuar.
Sipas tij, gjendja në pjesën veriore është në prag të eskalimit, dhe mbajtja e zgjedhjeve vetëm sa do ta thellojë edhe më shumë këtë krizë.
“Nuk ka kushte për të u mbajtur zgjedhjet, për me tepër mund të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës. Prandaj edhe dje në takim me Presidenten Osmanin, edhe sot po e ritheme duhet të ketë një vendim politik që do t’i shtynte zgjedhjet deri në një periudhë dhe me anë të atij vendimi të zgjidhet kjo situatë”, shprehet Rashiq për Syri.net
I pyetur nëse qytetarët serb po ndihen të sigurt dhe çfarë është disponimi i tyre në lidhje me këto zgjedhje? – Rashiqi tha se “ata janë më shumë të brengosur për sigurinë e tyre dhe se nuk kanë ndonjë dëshirë për të dal në zgjedhje”.
Poashtu tha se deri më tani nuk kanë marr as edhe një ftesë për dialog nga Qeveria.
“Nuk kemi pranuar asnjë ftesë për një takim të mundshëm me Kryeministrin Kurti, në mënyrë që të dialogojmë për të parë se si është mundësi të dalim nga kjo situatë e tensionuar. Edhe njëherë po e them, zgjedhjet serbet e Kosovës nuk janë të disponuar për zgjedhje”, përfundoi ai qëndrimin e tij për Syrin.

