‘Si Komandante Supreme, do t’i mbështes gratë e burrat në uniforma që shërbejnë për vendin’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur rekrutimin e 311 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës të premten.
Osmani e ka bërë këtë me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se kjo forcon përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“311 ushtarë të rinj iu bashkuan FSK-së sot, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit tonë”, ka shkruar e para e vendit në ‘Twitter’.
“Si Komandante Supreme, unë do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë dhe burrat tanë në uniformë, teksa ata i shërbejnë me krenari vendit dhe popullit tonë”, ka deklaruar ajo.


