Sarrazin pas vizitës në Kosovë: Urgjentisht nevojitet përfshirja në dialog dhe tejkalimi i tensioneve
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar për takimet që ai së bashku me homologun slloven, Anzej Franges, kanë pasur në Kosovë dhe Serbi.
Sarrazin, ka përmendur që ndër takimet që ka pasur në Kosovë, kanë qenë ato me kryeministrin Albin Kurti, Besnik Bislimin dhe Donika Gërvallen.
Në postimin e tij në Twitter, ai ka thënë se, urgjentisht nevojitet për deeskalim të situatës dhe tejkalim të tensionit.
“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka thënë Sarrazin.


