Eliza Hoxha iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që i thonë se ‘duhet t’i kthehet muzikës pasi s’është për politikë’
Këngëtarja dhe arkitektja e njohur shqiptare, Eliza Hoxha, tashmë prej dy mandatesh ushtron edhe profesionin e deputetes.
Në vitin 2019 ajo vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, me çka sovrani i dha besimin për dy mandate radhazi të jetë përfaqësuese e tyre në ulësen e kuvendit.
Eliza shpesh në intervista të ndryshme e ka theksuar se njerëz të caktuar në tentim për t’ia “ulur” vlerat, shpesh ia kanë përmendur muzikën – ani pse kjo është një ndër armët më të forta të saj dhe vetëm sa ngrit edhe më shumë vlerat e saj.
Një gjë të tillë, arkitektja e njohur e theksoi edhe në postimin e saj të fundit në Facebook, ku mes të tjerash ndau me ndjekësit këngën “Me lule t’bukura”, të kënduar në versionin e saj.
Ky është postimi i plotë i këngëtares (pa ndërhyrje):
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë. Duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni. Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam… Thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur”, ka shkruar Eliza.

