Frashër Krasniqi aludon se Kurti është negociator i dobët

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka ironizuar lidhur me formën e negocimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti për dialog.
Më anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë një krahasim të qëndrimeve nga ana e ndërkombëtarëve për asociacionin para dhe pas Qeverisë Kurti.
“Nga: “Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, kurse Serbia duhet ta njohë Kosovën”, Tek: “Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, kurse Serbia duhet ti kthejë serbët në institucione”.

A p’e shihni çfarë negociuesi i mirë është Albin Kurti. Qysh po ia kthen dinjitetin Kosovës! Ky kur negocion fiton ma shumë (trashë t’Sulës) se ata tjerët!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se ditë më parë PSD-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e fundit në veri dhe me ngjyrë të zezë kanë ngjyrosur dritaret e ndërtesës së qeverisë, që sipas tyre tregon se mbylljen karshi qytetarëve.

Go to TOP