Çitaku: Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kurti të dështojë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se Kosova po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë.
Ajo tha se me kryeministrin Albin Kurti,nuk pajtohen për pothuajse asgjë por megjithatë, për PDK-në si parti politike, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale.
Çitaku tha se në raport me Serbinë, nuk duan që kryeministri i Kosovës të dështojë.
Po ashtu Çitaku tha se duan që
jo vetëm të komunikojnë, por edhe të koordinohen me aleatët tanë dhe se pa aleat dhe pa miq është e vështirë.
Postimi i plotë:
Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë.
Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit.
Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale.
Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë.
Ne duam që me KM Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera.
Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozites.
Duhet jo vetëm të komunikojmë, por edhe të koordinohemi me
aleatët tanë. Pa aleat e pa miq është e vështirë.

