KPK tregon për dorëheqjet në Veri “10 prokurorë” dhe “staf administrativ”
Këshilli Prokuroria i Kosovës ka njoftuar se dorëheqje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë dhënë 10 prokurorë dhe stafi administrativ.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie. Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga postet e deputetëve. Po ashtu, serbët janë larguar edhe nga Policia e Kosovës dhe gjyqësori. Ata kanë tri kërkesa, tërheqjen e vendimit për targat, krijimin e asociacionit dhe emërimi i një komandanti serb të policisë në veri.
