Vela: Kryetarët e dorëhequr, tradhtuan qytetarët e tyre

Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se kryetarët e komunave me shumicë serbe, që dhanë dorëheqje, i kanë tradhtuar qytetarët e tyre.

Përmes një cicërime në twitter, Vela, thekson se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.

”Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar Vela.

Go to TOP